Edhe dy deputetë nga LDK-ja konfirmojnë qëndrimin në parti, nuk bashkohen me Osmanin

Edhe dy deputetë nga LDK-ja konfirmojnë qëndrimin në parti, nuk bashkohen me Osmanin

10:32, 10/09/2020

Deputetët e LDK-së të cilët ishin kundër rrëzimit të “Koalicioni të Shpresës” mes VV-së e LDK-së, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala megjithatë nuk do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në iniciativën për një subjekt të ri politik.

Deputetët Rexhepi e Shala thanë se do të vazhdojnë të mbesin në LDK.

Vjosa Osmani e pakënaqur me hierarkinë e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas shkarkimit në qershor nga pozitat drejtuese në parti ka dhënë sinjale të qarta se do të vazhdojë ndaras LDK’së, rrugëtimin e saj politik pas 20 vjetësh si pjesë e saj.

Deputeti nga Gjilani dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi tha se është anëtar i LDK-së dhe se me Osmanin nuk ka biseduar për këtë çështje.

”Unë jam anëtar i organeve të LDK-së dhe jam LDK, nuk kam biseduar lidhur me këtë çështje me znj.

Vjosa Osmani dhe nuk i përgjigjem gjërave spekulative”, tha shkurt Rexhepi për Gazeta Express.

Kurse, deputeti dhe kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala mohoi zërat se do ta braktisë LDK-në.“As që kemi biseduar me Vjosa Osmanin për këtë çështje, unë jam kryetar i degës së LDK-së në Suharekë dhe nuk kam ndonjë mendim tjetër, dhe patjetër që do të vazhdoj të mbetem në LDK”, tha Shala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco