Suhareka përfshihet nga stuhi e fortë, publikohen pamje nga dëmet

Suhareka përfshihet nga stuhi e fortë, publikohen pamje nga dëmet

20:11, 21/07/2026

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar pamje nga dëmet e shkaktuara nga stuhia e fortë që ka përfshirë qytetin dhe disa fshatra përreth.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muharremaj ka bërë të ditur se stuhia ka shkaktuar dëme në zona të ndryshme të komunës, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.

“Nga stuhia e fortë ka disa dëmtime në qytetin e Suharekës dhe fshatra me rrethinë. Apelojmë për kujdes”, ka shkruar Muharremaj.

Ai ka shoqëruar postimin me fotografi që tregojnë pasojat e motit të lig në disa pjesë të komunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco