Aksion në Ujman: Policia asiston rrënimin e 11 shtëpive të pushimit

Aksion në Ujman: Policia asiston rrënimin e 11 shtëpive të pushimit

10:56, 21/07/2026

Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm asistimin në një aksion për rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në zonën e njohur si “Plazha e Shqiptarëve”, në Ujman, komuna e Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur  se aksioni ka filluar në orën 07:00, me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Sot nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e Ibër-Lepencit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazha e Shqiptarëve’, në Ujman, Zubin Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi (vikendica)”, deklaroi Elshani


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco