Tragjedia në Komoran: Kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën

Tragjedia në Komoran: Kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën

10:53, 21/07/2026

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Komoran, i ka marrë jetën një 24-vjeçareje.

Sipas informacioneve, viktima është Rea Raka, e cila nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident.

Bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa përveç viktimës, tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco