Pasi moti i lig ka përfshirë disa komuna të Kosovës, KEDS ka dalë me një njoftim për qytetarët.
Përmes një njoftimi, KEDS ka bërë të ditur se erërat e forta, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes dhe të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizim me energji elektrike, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, në njoftim theksohet se ekipet e KEDS-it janë të pranishme në terren në numër të shtuar dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën, të gatshme për intervenim të menjëhershëm dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.
© SYRI.net