Erërat e forta i përplasën për dyer të oborrit, lëndohen dy persona në Pozheran

Erërat e forta i përplasën për dyer të oborrit, lëndohen dy persona në Pozheran

19:06, 21/07/2026

Dy persona janë lënduar në Pozheran të Vitisë si pasojë e stuhisë së fortë.

Sipas informacioneve që ka Klan Kosova, erërat e forta i kanë përplasur ata për dyer të oborrit derisa ishin duke i mbyllur ato.

Siç mëson Klankosova.tv fillimisht ata kishin marrë ndihmën e parë në Qendren e Mjekësisë Familjare në Pozheran e më pas kanë shkuar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Gjilanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco