Profesori amerikan me mesazh të prerë për Kosovën: Pse shqiptarët vazhdojnë të presin zgjidhje nga të huajt?

Profesori amerikan me mesazh të prerë për Kosovën: Pse shqiptarët vazhdojnë të presin zgjidhje nga të huajt?

14:02, 16/09/2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, njoftoi të premten Ambasada amerikane në Prishtinë.

Pezullimi i këtij dialogu e cilësua si një sinjal i rëndësishëm politik, mirëpo kishte kritika për mënyrën si është bërë – pa shpjegime të detajuara dhe pa treguar arsyet konkrete që shtyn drejt këtij vendimi.

Madje, një vendim i tillë erdhi vetëm një ditë pas një takimi në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, e që nuk rezultoi me sukses.

E në lidhje me këto zhvillime,  foli profesori shqiptar në SHBA, Eshref Ymeri.

Si fillim, ai potencoi faktin se historikisht politikanët shqiptarë kanë besuar se ndërkombëtarët duhet të na zgjidhnin problemet.
 

Në veprimtarinë e politikanëve shqiptarë, tradicionalisht, është vënë re se problemet e tyre duhet të na i zgjidhin të huajt.

Kështu patën vepruar disa kryefigura të njohura të historisë sonë kombëtare:

Në vitin 1978, Abdul Frashëri shkoi në Berlin te Bismarku, të cilit i kërkonte që të mos na i copëtonin trojet tona etnike. Ismail Qemli shkoi në Londër te ministri i jashtëm Edurad Grei, me kërkesën “dua vatanet e mia”. Enver Hoxha, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1957, kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, se vetë nuk na qenkej e aftë për të mbijetuar".

Krahas kësaj, Ymeri përmendi dialogun me Serbinë, e që shkaku i tij Kosova në vazhdimësi ishte nën presion.

“E kam theksuar sa e sa herë në analizat e mia se dialogu me Serbinë është një paradoks, të cilin autoritetet e Prishtinës ia kanë lejuar vetes, duke cenuar autoritetin e Republikës së Dardanisë.

Ambasada amerikane si nuk u ndal dhe të arsyetonte se si mund të zhvillohet dialog me një Serbinë fashiste, e cila e pati shndërruar Dardaninë në një parcel eksperimentale për kryerjen e krimeve nga më barbaret në historinë e njerëzimit, të pakrahasueshme as me krimet e nazizmit gjerman në Luftën II Botërore?”
E kësisoj, ai ngriti disa pikëpyetje mbi këtë proces, e madje përmendi edhe disa emisar ndërkombëtar, që sipas tij kanë mbajtur anën e palës serbe.
 

“Si qenka i mundur dialogu me një Serbi fashiste, e cila, me gjithë dajakun që hëngri nga aviacioni i NATO-s, nuk u pendua kurrë për krimet e kryera në Dardani? Si qenka i mundur dialogu me Serbinë fashiste, kur asaj, qoftë nga Prishtina, qoftë nga Brukseli dhe Vashingtoni, nuk iu kërkua kurrë dëmshpërblimi për të gjitha krimet dhe shkatërrimet që kreu në Dardani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco