Përfundon seanca në Hagë, James Rubin e vazhdon dëshminë edhe nesër

Përfundon seanca në Hagë, James Rubin e vazhdon dëshminë edhe nesër

17:53, 15/09/2025

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, e ka përfunduar për sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai do të vazhdojë me dëshminë e tij edhe nesër, me fillim nga ora 09:00.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin i cili është ftuar nga ekipi i mbrojtjes së Hashim Thaçit, e paraqiti atë si një figurë me rol politik, e që duhej të kërkonte miratim nga komandantët ushtarakë të UÇK-së.

“Ishte e qartë për mua se ai nuk ishte në krye. Ai nuk kishte njohuritë, aftësitë apo autoritetin për të marrë vendime”, tha Rubin para gjykatës për Thaçin.

Ai, gjithashtu, deklaroi se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco