Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë ditës së sotme, së bashku me bashkëpartiakët, ka bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore.
Ata shënuan një një aktivitet simbolik në Sheshin “Katër Dëshmorët”, ku secili nga të pranishmit mbi numrin e Lëvizjes, shënoi një fjalë apo zotim, duke u betuar për t’u shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri gjatë mandatit të ri pas zgjedhjeve të 12 tetorit.
“Na priftë e mbara! Bashkë për Podujevën!”, ka shkruar Bulliqi.



© SYRI.net