Emocionohet gruaja e Jakup Krasniqit në protestë: Ky është populli që vendos për çlirimtarët, jo gjykata – i presim të kthehen

Emocionohet gruaja e Jakup Krasniqit në protestë: Ky është populli që vendos për çlirimtarët, jo gjykata – i presim të kthehen

17:12, 07/08/2025

Bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Sevdije Krasniqi i është bashkuar protestës së sotme kundër Gjykatës Speciale në Hagë atje kur bashkëshorti i saj dhe shokët e tij, sipas OVL-UÇK-së po gjykohen padrejtësisht.

Ajo tha se Gjykata Speciale e cila thirret në emër të popullit, duhet të marr vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së.

“Jam shumë e emocionuar. Gjykata duhet të ketë parasysh rreth aktgjykimeve që duhet të merr, jo në emër të popullit për gjykim denues. Në emër të popullit duhet të jetë gjykim lirues. Ky është populli që vendos për çlirimtarët, jo gjykata”, tha ajo.

E pyetur se si është Krasniqi me shëndet në Dhomat e Hagës, ajo tha se i njëjti gëzon shëndet.

“Ne presim që ata të kthehen shumë shpejt. [Protestat] duhet të mbaheshin edhe më herët, por edhe tash duhet të vazhdojnë deri në gjykim përfundimtar”, shtoi ajo.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco