Sorensen takohet me Komandantin e KFOR’it, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe dialogun

Sorensen takohet me Komandantin e KFOR’it, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe dialogun

15:25, 07/08/2025

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar sot me Komandantin e KFOR’it, Enrico Barduani, në kampin e KFOR’it “Film City” në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR thuhet se takimi u përqendrua në zhvillimet më të fundit mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE.

“Gjenerali Barduani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe me partnerët ndërkombëtarë të angazhuar për stabilitetin rajonal. Vizita dëshmon angazhimin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për një paqe të qëndrueshme, dialog rajonal dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco