Dyshimet për dallavere, pezullohet tenderi 8.5 milionësh në Ministrinë e Arsimit

Dyshimet për dallavere, pezullohet tenderi 8.5 milionësh në Ministrinë e Arsimit

10:37, 07/08/2025

Ministria e Arsimit rrezikon të mos e nis vitin shkollor 2025/2026 me tabela të mençura të planifikuara për institucionet e arsimit parauniversitar.

Arsyeja është pezullimi i aktivitetit të prokurimit, pas një ankese të paraqitur nga operatori  ekonomik “SOLUTION D” SH.P.K. në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). 

Derisa të merret vendimi për këtë ankesë , procedurat për këtë tender mbeten të bllokuara.

Ministria për këtë tender i ka planifikuar 8.5 milionë euro, ku kishte për qëllim blerjen , furnizimin dhe instalimin e tabelave të mençura (smartboard) në shkollat parauniversitare.

Në ankesën e kompanisë, kriteret e tenderit dyshohet se janë vendosur në mënyrë që të favorizojnë kompani të caktuara.

Më poshtë janë pretendimet në bazë të të cilave gjykata e tenderëve e ka pezulluar këtë aktivitet të prokurimit. 

ImageImage

“Ju njofotoj se aktiviteti i Prokurimit, është pezulluar  pasi qe një Operator Ekonomik ka parashtruar kerkes per rishqyrtim në OSHP  deri te zgjidhet kërkesa per rishqyrtim aktiviteti pezullohet”, thuhet në njoftimi e ministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco