Kërkohet paraburgim ndaj një gruaje për mashtrim me shitblerje të veturave

Kërkohet paraburgim ndaj një gruaje për mashtrim me shitblerje të veturave

15:33, 06/08/2025

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një gruaje, e cila dyshohet për mashtrim me shitblerje të veturave, shkruan Reporteri.net.

Sipas Prokurorisë, e njëjta dy ditë pasi e kishte blerë një veturë 35 mijë euro nga një person, ia kishte shitur një autosalloni për 24 mijë euro, teksa ende se kishte bërë pagesën tek personi që e kishte blerë.

“…pas dy ditësh, me datë 30.07.2025 e kontakton pronarin e auto – sallonit “V…”,  duke ia ofruar për shitje të njëjtën veturë me çmim prej 24,000.00 Euro, dhe me datë 01.08.2025 realizon marrëveshje noteriale, nga e cila shumën prej 15,000.00 Euro i pranon në para të gatshme, ndërsa shumën prej 9,000.00 Euro, i pranon përmes transferit bankar nga banka “BKT”, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në shumë prej 35,000.00 Euro,  me të cilën do të kryente veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së.

Vetura është sekuestruar nga ana e Njësisë së Hetimeve në Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi”.

“E dyshuara që nga data 5 gusht 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftim./Reporteri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco