Presidentja e vendit Vjosa Osmani, u pyet nga gazetarët se a do të marr pjesë në protestën e 7 Gushtit.
‘‘Mendoj që është jashtëzakonisht shqetësuese që cilado gjykatë e krijuar nga Kosova e cila e ka detyrim ligjor dhe kushtetues të funksionoj sipas sistemit juridik që të pranoj prova të cilat i prodhon shteti i Serbisë. Është dëshmuar historikisht që çdo provë që e prodhon shteti i Serbisë në veçanti kundër popullit shqiptar dhe kundër ushtrisë tonë çlirimtare, janë prova të falsifikuara të cilat kanë vetëm një synim pra që ta rishkruajnë historinë. Nuk ka asnjë përpjekje që do të mund ta njollosë luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës. Është fakt i keq për gjithë rajonin që akoma mbetjet e Millosheviçit e udhëheqin Serbinë. Duhet të gjithë ne, si institucione, si qytetarë, si popull si komb, t’i bashkojmë forcat në mbrojtjen e luftës së drejtë dhe çlirimtare të Kosovës’’, ka thënë ajo.
© SYRI.net