Kuvendi në pritje të vendimit të Kushtetueses, Krasniqi e Nismës: Nuk jemi bllokues, kemi dhënë maksimumin

Kuvendi në pritje të vendimit të Kushtetueses, Krasniqi e Nismës: Nuk jemi bllokues, kemi dhënë maksimumin

18:34, 05/08/2025

Kosova po hyn në javën vendimtare për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me krizën e zgjatur që ka paralizuar konstituimin e Kuvendit. Pas më shumë se 50 tentativash të dështuara për ta konstituuar organin më të lartë legjislativ, Kushtetuesja pritet të japë një vendim deri më 8 gusht, afat i përcaktuar nga vetë gjykata si masë e përkohshme për pezullimin e çdo veprimi parlamentar nga 27 korriku deri në këtë datë.

Në këtë kontekst ka folur deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, e cila ka thënë se partia e saj nuk ka qenë asnjëherë pengesë për krijimin e institucioneve.

Ajo tha se Nisma ka ofruar bashkëpunim ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe se e vetmja kërkesë ka qenë ndarja e përgjegjësive përmes një partneriteti real brenda Kuvendit. Por, sipas saj, marrëveshja ka ‘dështuar’ pasi edhe me tri votat e Nismës, VV-ja nuk i ka arritur t’i siguroj 61 vota.

“Ne si deputetë dhe Nisma kemi dhënë maksimumin të asaj që kemi pas mundësi dhe numra. Dhe këta numra të Nismës, që jemi tre, e kemi pas këtë mundësi. Dhe kjo është mundësia e jona. Nisma ka dhënë maksimumin, dhe ky maksimum është për shumë arsye. 

E para Nisma është e vetmja parti politike shqiptare, pjesëmarrëse në Kuvend që i ka dhënë dorën e bashkëpunimit Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe në këtë rast Nisma e ka dhënë maksimumin. Ne nuk kemi qenë të pajtuar me formën e qeverisjes nga 2021…, megjithatë në njas rrethane dhe në asnjë mundësi Nisma nuk e ka parë vetën bllokuese për krijimin e institucioneve. Prandaj edhe i ka dhënë mundësi subjekti të parë, që të jemi pjesë e përbashkët, pjesë e bashkëpunimit, që Nisma të jetë në partneritet apo marrëveshje politike apo koalicion.

Forma e mundësisë së bashkëpunimit për Nismën ka qenë partneritet brenda Kuvendit. Dhe kjo me zotin Limaj kryetar të Kuvendit. Mendoj që minimumi i asaj që Nisma ka mund të kërkoj është pozita e kryeparlamentarit…”, ka thënë Krasnqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco