Osmani takon ambasadorin finlandez, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës drejt rrugës euroatlantike

Osmani takon ambasadorin finlandez, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës drejt rrugës euroatlantike

14:44, 05/08/2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të ambasadorit Nissinen në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. 

“Ajo theksoi se angazhimi i tij i vazhdueshëm ka luajtur një rol kyç në afrimin e mëtejmë të dy vendeve dhe në krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Në këtë kontekst, Presidentja vlerësoi në mënyrë të veçantë vizitën bilaterale në Finlandë, të cilën e cilësoi si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe një dëshmi konkrete e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, Presidentja ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për rrugën euroatlantike të Kosovës. Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në vend, përfshirë konstituimin e institucioneve të reja.

Në përmbyllje të takimit, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin e frytshëm dhe përfaqësimin me dinjitet të shtetit dhe popullit finlandez në Kosovë, duke i uruar atij suksese të mëtejshme në të gjitha angazhimet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco