Nexhmi Krasniqi u arrestua për detyrim të shitjes së pronave dhe marrje të të hollave me detyrim

Nexhmi Krasniqi u arrestua për detyrim të shitjes së pronave dhe marrje të të hollave me detyrim

22:11, 04/08/2025

Aksion i Prokurorisë në Prizren: Arrestohet një kolonel i Policisë së Kosovës

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar sot një aksion të koordinuar që ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës me gradën kolonel – Nexhmi Krasniqi, aktualisht drejtor rajonal i kufirit perëndimor, që përfshin rajonet e Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit.

Sipas IPK-së, ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të cilat janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Burime nga organet e hetuesisë bëjnë të ditur se arrestimi i Krasniqit lidhet me raste të detyrimit në shitje të pronave dhe marrjen e të hollave me forcë.

Aktualisht, hetuesit po vazhdojnë veprimet hetimore në terren me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe zbardhjes së plotë të rastit.

Si pjesë e procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit Krasniqi, i cili edhe më herët kishte qenë subjekt i suspendimeve nga Policia e Kosovës.

Por, kush është Nexhmi Krasniqi?

Mediat kosovare kishin raportuar disa here për profilin e Nexhmi Krasniqi, dhe rastet në të cilat është përfshirë ai. 

Në një rast, ai kishte marre pjesë në një dasmë ku ishte shtënë me armë, ku e kishte mohuar se ishte pjesë e ahengut.

Por, mediat kishin sjellë prova konkrete se Krasniqi ishte në dasmë se se kishte dështuar ta raportojë rastin në Polici.

Në një rast tjetër, si Drejtori i Policisë Kufitare, Nexhmi Krasniqi me vartësit dhe miqtë e tij, ishte parë i relaksuar në orar të punës me jagermeister e raki.

Derisa, në janar të këtij viti ai ishte suspenduar nga IPK, pasi kishte marrë pjesë në një tubim partiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco