KPK mban takim të jashtëzakonshem, merr dy vendime

KPK mban takim të jashtëzakonshem, merr dy vendime

20:55, 04/08/2025

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Ardian Hajdaraj, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, të 271-tin me radhë.

Në këtë takim, pas shqyrtimit të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, PA.nr.10/2025, lidhur me shfuqizimin e Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Komisionit për Koordinim dhe Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE), Këshilli ka marrë këto vendime:

Shfuqizoj Vendimin për miratimin e Rregullores Nr.04/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e KKLKE-së;
Shfuqizoj Vendimin për miratimin e kërkesës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, z. Kujtim Munishi, për pajisje me veturë zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco