Vrasje në tentativë në Rahovec, viktima u qëllua me një plumb që i erdhi nga një drejtim i panjohur

Vrasje në tentativë në Rahovec, viktima u qëllua me një plumb që i erdhi nga një drejtim i panjohur

10:01, 04/08/2025

Një person është plagosur me armë zjarri në Rahovec në orët e para të së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku veprën penale e ka kualifikuar si “vrasje në tentativë”.

Siç njoftohet tutje, viktima ka raportuar se është qëlluar nga një plumb që i erdhi nga një drejtim i panjohur.

“VRASJE NË TENTATIVË- Rahovec / 03.08.2025 – 01:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco