Kryeministri në detyrë Albin Kurti takon zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker
Në vazhdën e një jave të ngarkuar me afirmim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur sonte në Prishtinë zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker, dhe ekipin e tij.
Në takim u diskutua për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Angazhohemi çdo ditë për miqësi edhe më të thellë, partneritet edhe më të gjerë dhe aleancë edhe më të fortë,” tha Kurti pas takimit.
Në këtë takim morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
© SYRI.net