Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se tani është koha për reflektim të thellë në politikën kosovare.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se po jetojmë në një kohë kur politika në Kosovë është kthyer në një luftë të brendshme për pushtet, sesa si përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët.
“Kemi humbur drejtimin strategjik, ndërsa partitë politike – në pushtet dhe në opozitë – po sillen si në fushatë të përhershme. Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i tij i plotë:
[🇽🇰] Koha për reflektim të thellë në politikën kosovare
Po jetojmë një kohë kur politika në Kosovë u kthyar në luftë te brendshme për pushtet, sesa si përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Kemi humbur drejtimin strategjik, ndërsa partitë politike – në pushtet dhe në opozitë – po sillen si në fushatë të përhershme. Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura.
Institucionet tona kanë nevojë për llogaridhënie, për më transparencë, pa arrogancë politike.
Te gjyqësori ka pretendime ndërhyrjeje, ai nuk funksionon lirshem, korrupsioni është shumë i pranishem nëpër indtitucione, e të rinjtë po largohen nga vendi sepse nuk shohin shpresë.
Kosova nuk e neriton këtë ngecje. Ajo meriton politikë që i shërben qytetarit, jo vetes. Meriton unitet kur është fjala për interesa madhore kombëtare. Nuk ka kohë për ego personale apo për gjuhë përçarëse.
Sot, më shumë se kurrë, na duhet një veprim politike i dikujtë që dëgjon, reflekton dhe vepron me përgjegjësi. Sepse vetëm atëherë mund të flasim për të ardhmen me!
© SYRI.net