Deri në tri orë pritje për të hyrë në Kosovë nga “Dheu i Bardhë”

Deri në tri orë pritje për të hyrë në Kosovë nga “Dheu i Bardhë”

15:10, 02/08/2025

Pritjet për të hyrë nga pika kufitare e “Dheut të Bardhë” në Kosovë kanë shkuar deri në afro tri orë gjatë pasdites të së shtunës.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat arrijnë deri në 1500 metra.

Ndërkaq, pritje deri një orë ka edhe në pikëkalimet e Jarinjës ku kolona arrin deri në 1000 metra dhe në atë të Muçibabës, ku koha e pritjes është e njëjta ndërsa kolonat, 500 metra.

Ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet zgjasin deri në 10 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco