Kosova heq tarifat doganore për produktet amerikane, lajmin e jep Jeta Statovci

Kosova heq tarifat doganore për produktet amerikane, lajmin e jep Jeta Statovci

12:57, 01/08/2025

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga partia GUXO, Jeta Statovci, ka bërë të ditur se nga sot produktet amerikane do të importohen në Kosovë me 0% tarifë doganore. Ajo thekson se ky është një hap konkret i mirënjohjes ndaj kontributit historik të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

“Mirënjohja jonë për SHBA-të është e padiskutueshme – dhe ajo duhet të shprehet edhe me veprime,” shkroi Statovci.

Sipas saj, Kosova nuk është një vend që kërkon vetëm përfitime nga SHBA-të, por ofron edhe bashkëpunim të ndershëm ekonomik dhe me potencial, në përputhje me kapacitetin që ka, raporton Syri Kosova.

Ky vendim shihet si një sinjal i fuqishëm politik dhe ekonomik për forcimin e partneritetit Kosovë–SHBA.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco