Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se brenda këtyre gjashtë muajve, Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka ndalur gjashtë konflikte mes shteteve, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, shkruan Reporteri.net.
Deklarata e Leavitt vjen pasi Trump gjatë javëve të fundit ka përsëritur disa herë se ka ndalur një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, duke i paralajmëruar se nëse shkojnë drejt asaj rruge, nuk do të mund të bëjnë më tregti me ShBA’në.
Leavitt ka thënë se gjatë kësaj periudhe, Trump ka ndërmjetësuar mesatarisht rreth një marrëveshje paqeje ose armëpushim.
Pas kthimit nga vizita në ShBA, Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të muajit maj ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim.
“Me konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë kam pas takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si president. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osman
© SYRI.net