Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Dënimi me 15 vjet burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit Special, Pleskoviq akuzohet për pjesëmarrje më 1 shtator 1998, në bashkëpunim me një grup prej 7-8 individësh të armatosur me kombësi serbe, në vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Detajet e aktakuzës përshkruajnë një incident të tmerrshëm: trupat e viktimave iu dorëzuan familjeve të tyre vetëm një javë më vonë, në rrethana të vështira. Njërit prej tyre iu pre një këmbë, ndërsa tjetrit iu pre koka.
© SYRI.net