Abdixhiku pasi mblodhi kryesinë për letrën e Kurtit: Qeveri të tranzicionit deri në President, do t’i ftojë të gjithë për marrëveshje

Abdixhiku pasi mblodhi kryesinë për letrën e Kurtit: Qeveri të tranzicionit deri në President, do t’i ftojë të gjithë për marrëveshje

15:25, 06/05/2025

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ka mbledhur kryesinë e partisë së tij, ka dalë me një qëndrim në lidhje me letrën e Albin Kurtit me të cilën e ftoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion bashkëqeverisës.

Duke u arsyetuar se “vendi sot është në krizë”, Abdixhiku doli me një propozim të ri, për krijimin e një qeverie siç tha ai unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen.

“Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetareve pas takimit me kryesinë e LDK-së.

“Jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë shqiptare, përfshirë edhe zotrin Kurti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco