Italia e dënoi me 9 vite burg për trafik droge, 47 vjeçarja fshihej në Elbasan

09:34, 03/05/2025

Një 47 vjeçare në kërkim nga shteti Italian si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike është arrestuar në qytetin e Elbasanit.

Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan është arrestuar në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”,

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco