SYRI TV/ 'Toyota Auris', Berisha i përgjigjet Ramës dhe Ballës, nxjerr detaje për përfshirjen e Taulantit

16:08, 13/02/2025

SYRI TV

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar sërish detaje të censuruara nga dosja “Toyta Auris”, që faktojnë se si Taulant Balla rezulton i përfshirë më grupin që iu sekuestrua rreth 3.4 mln euro dhe ka tentuar t’i ndihmojë në procesin gjyqësor. Kjo dosje ekspozon edhe krimin zgjedhor në Elbasan, ku protagonist është Taulant Balla. Ndërkohë Berisha dha shpjegime dhe për akuzat e Ballës se ka paguar 500 mijë euro për një studio ligjore ne Londër, ku konfirmoi se paratë janë paguar me bankë sipas çdo rregulli ligjor. Ndërkohë lideri i opozitës u ndal sërish te çështje Veliaj, që sipas tij ekspozoi luksin e kësaj mazhorance në kurriz të mjerimit të shqiptarëve.

Të mërkurën ne mbledhjen e Grupit Parlamentar, Edi Rama, i kërkoi Altin  Dumanit të hetonte se kush i kishte nxjerrë detajet e dosjes Toyta Yuris, që implikojnë Taulant Ballën në krim zgjedhor, teksa sot pas debateve në Parlament Kryetari i Partisë Demokratike në komunikimin  me mediat nxori sërish detaje nga dosja , që implikojnë Taulant Ballën në masakrën zgjedhore të 2021 në Elbasan, që e nxori atë deputetin më të votuar në vend me mbi 20 mijë vota nominale.

Sali Berisha i ktheu përgjigje Tualant Ballës, edhe lidhur me akuzat e tij për faturën 500 mijë euro kundrejt një studio ligjore në Angli.

Ndërkohë lideri i opozitës u ndal sërish te çështje Veliaj, që sipas tij ekspozoi luksin e kësaj mazhorancë ne kurriz të mjerimit të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco