Familjarët tentojnë t’i fusin drogën një të afërmi në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Familjarët tentojnë t’i fusin drogën një të afërmi në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

14:58, 13/02/2025

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është parandaluar futja e kontrabandës.

Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët e të burgosurve, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike, e cila dyshohet se ishte destinuar për t’u futur brenda qendrës.

Menjëherë pas zbulimit, Policia e Kosovës është njoftuar dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco