Vetaksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe një i lënduar

Vetaksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe një i lënduar

10:06, 13/02/2025

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes në Autostradën “Ibrahim Rugova”, dalja Prizren Jug, ku si pasojë ka vdekur një person, e është lënduar një tjetër.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug 12.02.2025 – 22:25.  Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku, ka humbur jetën drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident (mashkull kosovar), si dhe lëndime të rënda ka pësuar një person tjetër. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në raport./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco