Qëndimi i Gjermanisë ndaj qeverisë së Kosovës: Pajisjet tona nuk përdorën për zgjedhjet e 9 shkurtit

Qëndimi i Gjermanisë ndaj qeverisë së Kosovës: Pajisjet tona nuk përdorën për zgjedhjet e 9 shkurtit

07:20, 13/02/2025

Serverët dhe pajisjet gjermane nuk janë përdorur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, dhe se rrjedhimisht, bie poshtë pretendimi i zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

”Pajisjet e ofruara synojnë të përmirësojnë infrastrukturën e TI-së të KQZ-së, megjithatë, ato nuk përfshijnë pajisje për numërimin e votave. Donacioni është organizuar dhe pajisjet janë blerë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, me financim të siguruar nga Gjermania"- u shpreh ai gjatë një interviste.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, kur u ngritën pretendime se agjensitë brenda Ministrisë së Brendshme janë përgjegjëse për ngecjet kolosale që ka parë procesi dhe ka shkaktuar konfizuon të madh, e hoqi përgjegjësinë, duke thënë se pajisjet ishin donacion nga gjermania dhe OSBE-ja nën menaxhim të KQZ-së.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me software-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare.

Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për software-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion. Për këtë ka njoftim publik dhe raportim mediatik”, shkruante Kryeziu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco