Veliaj mallkon e shfryn në seancën gjyqësore, vjedhjen e quan punë

Veliaj mallkon e shfryn në seancën gjyqësore, vjedhjen e quan punë

22:13, 12/02/2025

Është zbardhur dëshmia që Erion Veliaj ka dhënë në seancën e sotme gjyqësore në GJKKO, për rivlerësimin e masave të sigurisë.

Veliaj ka pretenduar se nuk e di ende se pse është arrestuar, edhe pse duhet theksuar se në dosjen e SPAK thuhet se ai ka kërcënuar oficerët e BKH-së, duke iu kërkuar që të mos e thërrasin për të dëshmuar bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Më tej Veliaj ka mallkuar të gjithë ata që punojnë në Shqipëri, pasi sipas tij, kush punon bëhet objekt i sulmit si ai. Kryebashkiaku i Tiranës e ka shfaqur veten si punëtor, duke thënë se ka punuar edhe të shtunë edhe të diel.

Ndërkohë, Veliaj ka mohuar se vila në Qerret është e tij, pavarësisht se sipas tij, aty janë gjetur lodra të fëmijës.

Veliaj: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco