Viktima dhe i dyshuari janë nga i njëjti fshat, 43 vjeçari dyshohet se u vra në një lokal – detaje si ndodhi rasti në Skenderaj

Viktima dhe i dyshuari janë nga i njëjti fshat, 43 vjeçari dyshohet se u vra në një lokal – detaje si ndodhi rasti në Skenderaj

14:56, 12/02/2025

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në Skenderaj.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se  i vrarë ka mbetur një 43-vjeçar me inicialet I.I, derisa i dyshuar për vrasjen është një 63-vjeçar me inicialet H.I, i cili ndodhet në arrati.

Sipas burimeve, edhe viktima edhe i dyshuari për vrasje janë nga një fshat dhe e njëjta lagje.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në Skenderaj. Siç merr vesh Reporteri.net, viktima është gjetur i shtirë në lokalin “Boss Barne” në Skenderaj. Vdekja e viktimës u konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët.

Dorasi po ashtu dyshohet se ka nënshtetësi angleze, andaj policia ka urdhëruar për kontrolle të rrepta pasi ka dyshime se mund të arratiset jashtë shtetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco