KQZ-ja përditëson rezultatet, VV-ja 40.90%, PDK 22.05 dhe LDK 17.62

KQZ-ja përditëson rezultatet, VV-ja 40.90%, PDK 22.05 dhe LDK 17.62

18:31, 11/02/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e numërimit të votave nga zgjedhjet e fundit.

Deri më tani, janë numëruar 99.45% të votave, me Lëvizjen Vetëvendosje që vazhdon të mbajë epërsinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 340,641 vota, ose 40.90% të totalit.

Në vend të dytë radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 183,658 vota, që përbëjnë 22.05% të votave të numëruara.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 146,815 vota, ose 17.62% të totalit.

AAK-Nisma, ka arritur të sigurojë 62,111 vota, që përbëjnë 7.46% të votave të numëruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco