Një tjetër ish-funksionar i qeverisë së Ramës u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.
Ish-zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 13:30 dhe ka dalë rreth orës 16:00 të ditës së sotme.
Kujtojmë që Ilir Bejtja u paraqit në SPAK dhe një ditë më parë, më datë 10 shkurt.
Ai është shkarkuar nga detyra e zv/ministrit të Energjisë më 28 shtator 2023, me një vendim qeverie.
Në periudhën shtator 2009-maj 2013 ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste për Qarkun Elbasan.
© SYRI.net