Haradinaj takon ambasadorin francez, flasin për zgjedhjet dhe anëtarësimin në NATO

Haradinaj takon ambasadorin francez, flasin për zgjedhjet dhe anëtarësimin në NATO

14:06, 11/02/2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin francez në Kosovës, Olivier Guerot.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj bën të ditur se me Guerotin ka diskutuar rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Poashtu, në takim u bisedua edhe për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë anëtarësimin në NATO.

“Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë. Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve”, ka shkruar më tej kreu i AAK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco