Prokuroria kërkon paraburgim për ministrin Damka dhe të dyshuarin tjetër

Prokuroria kërkon paraburgim për ministrin Damka dhe të dyshuarin tjetër

13:06, 11/02/2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe të dyshuarit tjetër F.D.

Lajmin për gazetën online e ka konfirmuar, Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prizren.

“Prokuroria ka dërguar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Lekajt.

Zëdhënësi shtoi se secili i pandehur veç e veç dyshohet për dy vepra penale “Sulm” dhe “Kanosja”.

Damka është kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës (KDTP).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco