Ngritet aktakuzë ndaj një personi për “kontrabandim me migrantë”

Ngritet aktakuzë ndaj një personi për “kontrabandim me migrantë”

11:45, 11/02/2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Q.K. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

Sipas aktakuzës “me datë 10.12.2024, në ora 22:25 min, në fshatin Vërmicë – Komuna e Prizrenit – saktësisht në daljen nga autostrada ‘’Ibrahim Rugova’’ për në fshatin Vërmicë, merret me kontrabandim të migrantëve, në atë mënyrë që, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, ndalohet nga ana e Policisë Kufitare, i cili kishte qenë duke i bartur katër (4) emigrantë (shtetas të Bangladeshit), për të cilët ishte pajtuar që për një shumë parash në vlerë prej 150 € (njëqind e pesëdhjetë euro) t’i dërgojë deri në Gjilan, edhe pse kishte qenë fare mirë në dijeni se të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco