Pika e përbashkët kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pritet të fillojë prej 1 marsit

Pika e përbashkët kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pritet të fillojë prej 1 marsit

07:23, 11/02/2025

Drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, në një intervistë ka paralajmëruar që pika e përbashkët kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pritet të fillojë prej 1 marsit të këtij viti.

Në fillim të muajit shkurt, nga Sektori për marrëdhënie me publikun i Ministrisë për Punë të Brendshme për Portalb kishin konfirmuar se nga muaji marsi i këtij viti do të fillojë zbatimi “OneStop” në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë.

“Lehtësime për tregtinë, përmirësim i konkurrencës së kompanive, ulje e kohës së pritjes në pikat kufitare dhe
siguri më e madhe në pikat kufitare dhe ulje e korrupsionit”
,- tha Nikollovski, duke theksuar se 95 % e punës është kryer nga Dogana e RMV-së.

Pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut së fundmi janë ballafaquar me kolona të gjata nga të dy anët e kufirit.

Punimet për finalizimin e procesit të krijimit të pikave të përbashkëta kufitare filluan në qershor të vitit të kaluar (2024)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco