Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon rezultatet preliminare, Vetëvendosja fiton 41% të votave, partitë e tjera...

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon rezultatet preliminare, Vetëvendosja fiton 41% të votave, partitë e tjera...

20:27, 10/02/2025

Numërimi i votave pas zgjedhjeve të djeshme në Kosovë ka përfunduar, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet preliminare. Sipas këtyre rezultateve, partia e parë është Vetëvendosja, e cila ka grumbulluar rreth 41% të votave totale. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.16% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 17.6%.

Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që ka fituar 7.46% të votave. Partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave.

Numërimi i votave nga diaspora pritet të fillojë në ditët në vazhdim. Këto vota janë dërguar përmes kutive të vendosura në ambasada dhe konsullata, si dhe ato të dërguara me postë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco