Arrestohet Erion Veliaj

14:07, 10/02/2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij.

Burime pranë SPAK konfirmojnë se prokurorët e posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë "arrest me burg" jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco