E ftuar në emision ‘Kafe Shqeto’me Flavio Qarri, gazetarja Alisa Braho foli mbi zhvillimet dhe rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, ku cilësoi se Albin Kurti mori një karton të verdhë nga qytetarët e Kosovës dhe nuk e mori me referendum, pavarësisht rezultatin.
‘Populli i Kosovës i ka dhënë një karton të verdhë Kurtit dhe nuk e fitoj me referendum me ato 500 zemrat e famshme të tij e cila në këtë pikë mendoj që ka qenë një retorikë që ngjan entuziazëm atë të cilën opozita nuk e ngjalli dot tek të rinjtë.’-u shpreh gazetarja
Alisa Braho:
Ishte rezultata i pritshëm në Kosovë. Një pjesë e analistëve të cilët janë më objektivë kanë thënë që mund të shkojë deri në 44-46% aty do të shkojë deri në fund të numërirmit. Janë disa elementë, në fillim është vota e diasporës, më pas është vota me kusht, më pas do të jetë shpërndarja e përqindjes dhe partive që nuk e kanë kaluar pragun nga e cila vetëm nga lista për familje LVV pritet të marr 1%.
Ndërkohë nga ana tjetër besoj se ajo çfarë ka ndodhur është se populli i Kosovës i ka dhënë një karton të verdhë Kurtit dhe nuk e fitoj me referendum me ato 500 zemrat e famshme të tij e cila në këtë pikë mendoj që ka qenë një retorikë që ngjan entuziazëm atë të cilën opozita nuk e ngjalli dot tek të rinjtë.
Jam e bindur dhe nga jetesa në Prishtinë, e ndjej që mes të rinjve është shumë popullor dhe sidomos mes grave që kanë votuar 47.8% e tyre Kurtin.
Sa i përket opozitës, mendoj që ka përdorur mekanizmat e gabuar kundër Kurtit. Në vend ta vendoste përpara përgjegjësisë për premtime që nuk u mbajtën ata u përqëndruan tek veriu ku është dhe tema e tij e fortë. Kurti e ç on gjithmonë ujin atje ku do vetë.
© SYRI.net