Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është arretuar pasi dyshohet se më dje më 9 shkurt ka sulmuar fizikisht dy persona.
Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit dhe si rezultat, Damka është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu. Sipas këtij të fundit, rasti nuk ka të bëjë me vepra të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën.
Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.
Siç mëson Kallxo.com, ai dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.
© SYRI.net