Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rezultatet e tanishme preliminare tregojnë se partia që ai drejton Lëvizja Vetëvendosje është në krye të votave të numëruara nga procesi i votimit.
Në paraqitjen e tij para qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ai i falënderoi qytetarët që e votuan LVV-në.
“Urime e gëzuar të gjithëve nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare,e ato preliminare tregojnë një gjë të vërtet të saktë, të qartë që LVV-ja është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025”.
“Bravo, urime i falënderoj të gjithë votuesit tanë që na kanë mbështetur që nga mëngjesi si kurorëzim i një pune, 1 muaj në fushatë, katër vjet qeverisje edhe 20 vjeçare në LVV. Faleminderit secilit për punën rolin angazhimin dhe kontributin, ditë natë gjithandej cep më cep Republikës sonë edhe në diasporë”, ka thënë Kurti.
© SYRI.net