Numërohen mbi 73% e votave/ LVV kryeson me rreth 42%, ja si rreshtohen partitë e tjera

Numërohen mbi 73% e votave/ LVV kryeson me rreth 42%, ja si rreshtohen partitë e tjera

00:29, 10/02/2025

KQZ-ja po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e sotme parlamentare.

Deri në orën 23:23 janë numëruar 73.04 për qind e votave nga 1.850 vendvotime nga gjithsej 2.533 sosh.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind ose 258 mijë e 020 vota. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.68 për qind ose 139 mijë e 357 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta 17.90 për qind ose 109 mijë e 986 vota.

Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët 7.56 për qind ose 46 mijë e 434 vota. Lista Serbe 2.98 për qind ose 18 mijë e 313.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco