Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku tha se do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve.
Në një konferencë për mediat, Abdixhiku tha se rezultati i partisë së tij nuk ka qenë në nivelet që kanë pritur, edhe pse ka pasur rritje.
“LDK-ja pret t’i fitojë rreth 190 mijë vota nga ky proces zgjedhor. Duhet të jetë diku rreth 20 për qind. Është një rezultat që e respektojmë dhe përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë”, tha Abdixhiku.
Ai hodhi poshtë mundësinë për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së.
“Ndonëse kemi rritje të konsiderueshme, nuk është rezultat i kënaqshëm. Ky rezultat na jep me shumë gjasë statusin e opozitarit”, shtoi ai.
© SYRI.net