Mal Berisha: Ka dyshime serioze për ndërhyje në sistemin elektronik, Prokuroria ka zbarkuar në KQZ

23:27, 09/02/2025

Diplomati Mal Berisha, në lidhje “Skype” në Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, foli për zgjedhjet në Kosovë.

Në lidhje me prishjen e sistemit elektronik, Mal Berisha konfirmoi se në KQZ ka zbarkuar Prokuroria e Kosovës, pasi ka patur dyshime për ndërhyrje në Web faqe.

“Nëse do futeshim te numrat, do të bënim një analizë politike të asaj që ka ndodhur sot në Kosovë. Kam një lajm shumë të mirë, por edhe një jo fort të këndshëm. Prokuroria e Kosovës sapo ka zbarkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për shkak se ka dyshime serioze se dikush ka ndërhyrë në sistemin elektronik të numërimit të votave.

Natyrisht që nuk është kollaj të vihet gishti te ndokush për momentin, sepse ajo është një punë që kërkon investigim. Ndoshta dëshira e madhe për t’i marrë të gjitha bën që të bëhen edhe veprime të papërshtatshme, që unë në fakt uroj që të mos kenë ndodhur.

Kemi pasur një ditë të mrekullueshme, ndaj uroj që kjo gjë të mos ketë ndikuar aspak. Le t’i rrimë lajmit të mirë, ku një shtet i ri si Kosova bën votime kaq të mrekullueshme”, tha diplomati Mal Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco