Në Sallën “1 Tetori” është ndaluar pranimi i materialit sensitiv që ka ardhur nga Qendrat e Votimit për shkak se është bllokuar faqja e KQZ-së.
Në këtë pikë e cila është dhe grumbulluese e kutive të votimit, s’po bëhet ende pranimi i këtij materiali, shkaku i problemave teknike me platformën online të shpalljes së rezultateve preliminare.
Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se zyrtarët e KQZ-së ende nuk po e bëjnë pranimin e materialit senitiv me arsyetimin se nuk është bërë ende aktiv serveri i tyre.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kamë dalë në vendin e ngjarjes, dhe është aktivizuar edhe Prokuroria e Shtetit.
© SYRI.net