Ekspertja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali e lexon procesin e numërimit të votave në Kosovë, si një dëshirë të qytetarëve atje që t’i udhëheqë një qeveri koalicioni.
E ftuar në edicionin e lajmeve mbi procesin e numërimit të votave dhe rritjen e papritur të partive opozitare në zgjedhjet e 9 shkurtit të mbajtura në Kosovë, Zhulali thotë se është një process për t;u përshëndetur dhe e dobishme për vendin në një moment të tillë.
Kjo sipas Zhulalit, do i shërbejë edhe politikës së brendshme për qeverinë, me atë që lidhet me prioritetet kyç në zhvillimin sociao-ekonomik të Kosovës, apo edhe në arenën ndërkombëtare, duke e nxjerrë atë më të fortë dhe më legjitime në dialogun me Serbinë.
Qartësisht ka një rënie në numër të VV, ka rritje të lehtë të partive në opozitë. Kjo na çon drejt asaj që ne kemi pasur si normale në Kosovë. Veç qeverisë së Kurtit, gjthm kemi pasur koalicion qeverisjeje. Kjo ka treguar konstanten në Kosovë për një pluralitet në qeverisje. Kjo është edhe e shëndetshme për Kosovës edhe në momente si këto ku jemi, që Kosovës i duhet legjitimitet në qeverinë që do dalë, dhe konsesnus për dialogun ku do përfshihet.
Pas zgjedhjeve në SHBA- BE, pas trondistjes së pushtetit të Vuçiç. Sa më e konsolidfuar, legjitmitet e konsensus brenda qeverisë së re, aq më e fortë do të jetë pesha negociese e Kosovës në raport me Serbinë. Është për t’u përshëndetur dhe e dobishme për Kosovën në këtë moment. Do i shërbeje edhe politikëes së brendshme për qeverinë, me atë që lidhet me shëndetësinë, arsimin etj në Kosovë.
Kurti qartësisht në këtë proces elektoral eridhi me 2 premtime të mëdha. Sovranioteti dhe ruajta e pozitave në veri të Kosovës, dhe vazhdimësia e një qeverisje të pakorruptuar. Partitë opozitare erdhën duke kritikuar qasjen sovraniste dhe duke i mëshuar programit ekonomik zhvillimor. Nëse e lexojmë drejt, qyetarët e Kosovës duan një qeverisje në koalicion.
© SYRI.net