Numërohen rreth 24% e votave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 55.77%/ Ja si renditen partitë e tjera

Numërohen rreth 24% e votave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 55.77%/ Ja si renditen partitë e tjera

21:24, 09/02/2025

Gjatë ditës së sotme, 9 shkurt 2025, Kosova zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, prej së cilës do formohet qeveria e re me mandat 4-vjeçar.

Kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77%.

Sipas të dhënave zyrtare, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 25.39%, e treta LDK me 8.99%, kurse AAK është me 5%.

Lista Serbe ka 1.15%, ndërsa Lista për Familjen 1.09%.

Kujtojmë se në garë morën pjesë 28 subjekte politike, ndërsa rreth dy milionë qytetarë kishin të drejtë vote.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Denonco